Pas arrestimit të djeshëm të Marko Gjuriqit, drejtorit të Zyrës për Kosovë në Serbi, Lista Serbe ka vendosur të dalë nga Qeveria e Ramush Haradinajt.
Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se “është pritur diçka e tillë nga Lista Serbe”.
“…siç bën duke mos e votuar edhe Demarkacionin”, ka thënë Haziri për klankosova.tv
“Marko Gjurigj ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovë, por bashkëpjesëmarrës në planifikimin e këtij takimi kanë qenë edhe ministrat e Qeverisë së Kosovës”.
Pas daljes së Listës Serbe nga Qeveria, Haziri thotë se është krijuar një situatë e re politike në vend.
“LDK ka qëndrim konsistent – tashmë siç shihet pa ne nuk mund të zhvillohet asnjë proces politik në vend sepse jemi partia më e madhe”.
Haziri nuk e ka qartësuar më saktësisht vendimin e LDK-së për atë nëse do të jenë shpëtimtarët e Qeverisë Haradinaj.