Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një tubim madhështor në Gjilan, ku prezantoi kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Pas përfundimit të tubimit, nënkryetari i LDK-së dhe njëherazi kandidat për deputet, Lutfi Haziri, ka reaguar me një mesazh falënderimi dhe premtimi.
Në shkrimin e tij, Haziri kërkoi falje të gjithëve që nuk mundën të jenë pjesëmarrës në këtë tubim për shkak të kapacitetit të kufizuar të hapësirës.
Ai theksoi se pjesëmarrja masive në këtë tubim është një tregues i qartë se regjimi i Kurtit do të përmbyset në Gjilan, duke shprehur optimizmin e tij për suksesin e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.