Kandidati për deputet nga LDK me numër 4, Lutfi Haziri, ka vizituar Poliklinikën “Unicamed”, ku gjatë qëndrimit të tij premtoi mbështetje për shëndetësinë private dhe sektorin privat.
Ai përgëzoi ekipin për arritjet në një kohë kaq të shkurtër dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes shtetërore për sektorin privat.
Së bashku me kandidatët për deputetë nga Gjilani dhe kryeministrin e ardhshëm, Lumir Abdixhiku, Haziri premtoi përkrahje maksimale për krijimin e kushteve më të mira për operimin dhe zhvillimin e bizneseve private.
Statusi i plotë:
Ende pa i mbushur një vit pune, Poliklinika “Unicamed” u bë shpejt storie suksesi e institucionit privat shëndetësor në Gjilan.
Përgëzime për sukseset e arritura për këtë kohë kaq të shkurtër të funksionimit të kësaj poliklinike.
Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të kujdesemi qër përkrahjen
maksimale të shtetit ndaj sektorit privat, duke krijuar lehtësira për operim sa më të suksesshëm.
Ndryshimi i madh me LDK-në po vjen më 9 shkurt.