Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë kishte folur deklaratave të krerëve të shtetit për sulm të ri nga Serbia ndaj Kosovës.
Më tutje ai ka thënë se këtë po e bëjnë për t’i mbuluar dështimet e brendshme që i ka Kosova.
Pas kësaj përmes një statusi në ‘Facebook’, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Luan Aliu, ka ironizuar me Hazirin, ku ka publikuar një foto me një mbishkrim “Deklaratat e ministrave për luftë janë farsë për t’i mbuluar dështimet e brendshme që i ka Suedia”.