Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka theksuar se ka një marrëveshje për ta respektuar mandatin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa deri në muajin maj.
Ne e duam e respektojmë dhe jemi lojal ndaj pozitës së kryetarit të partisë”, ka thënë Haziri, duke shtuar së kryetari i ri i partisë do të duhej të kalonte përmes një marrëveshje, e cila nuk do ta dëmtonte demokracinë dhe do të ishte në dobi të rritjes dhe fitores së LDK-së në të ardhmen.
Ai në RTV Dukagjini ka folur edhe për mundësinë që LDK të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), gjë të cilën e ka quajtur të pamundur.
“Shkelja e marrëveshjes nga Kadri Veseli dhe kryesia e tij, mosrespektimi i marrëveshjeve, organizimi në atë mënyrë i votës së mosbesimit, nuk kanë lënë rrugë për një koalicion”, ka shtuar Haziri. /