Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka shoqëruar kandidaten e partisë së tij për kryeministre, Vjosa Osmanin, përgjatë vizitës së sotme në qytetin e Mitrovicës, shkruan Gazeta Express.
Haziri ka thënë se rreshtimi prapa një gruaje për fitore nuk është ndonjë akt që vë në pikëpyetje burrërinë.
Sipas tij me nominimin e Osmanit, LDK’ja e ka dëshmuar veten dhe kjo gjë do të vlerësohet për fitoren e madhe.
Shkrimi i Lutfi Hazirit:
Për fitore kurrë nuk është më pak burrnore të rreshtohesh pas një gruaje.
#LDK e ka bërë dallimin e madh me të tjeret.
#LDK e ka dëshmuar me nominimin e Vjosa Osmanit.
#Mitrovica dhe #Kosova do ta vlersojnë dhe mbështesin fitorën e madhe!