Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, sot ka prezantuar projektin e radhës i cili është zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan shkruan Radio Star.
Pas publikim të projektit ka reaguar ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke thënë se ekzekutivi i Komunës së Gjilanit, nuk ka guxim të ballafaqohet me Kuvendin Komunal, për shkak keq qeverisjes dhe abuzimit me paranë publike.
Shkrimi i plotë:
Për Gjilanin, 7 javë nga 7 dështime e çdo javë nga 7 skandale
Imazhi i Komunës sonë ka rënë për tokë sepse po administrohet, nuk po qeveriset. Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit nuk ka më as guxim të ballafaqohet me Kuvendin Komunal, për shkak të keq qeverisjes, abuzimit me paranë publike, nepotizmit të paparë në punësim, ngecjet e mëdha në infrastrukturë, dështimit të lidhjes së rrugëve lokale me rrugët regjionale e stagnimit në çdo fushë.
Projektet e ilustruara si në fotografitë më poshtë tregojnë dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverisje lokale.