Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfiu Haziri, ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi përkatësisht rreth marrëveshjes.
Haziri ka thënë se të dyja palët janë duke punuar për Kosova dhe Serbia po punojnë për ta dështuar marrëveshjen.
“Të dy palët sot janë duke punuar që ta dështojnë marrëveshjen”, ka thënë shkurt Haziri në RTV 21.
Propozim-marrëveshja që u bë publike pas takimit të 27 shkurtit, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq insiston në themelimin e tij.
Kujtojmë që të hënën (15 maj) është mbajtur takimi në nivel kryenegociatorësh mës kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.
Takimi përfundoi pa ndonjë rezultat.
I dërguari Special i BE-së, Miroslav Lajçak tha se diskutimet do të vazhdojnë.