Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një statusi në facebook, ka përkujtuar mikun e tij Jonuz Musliu, duke thënë se ne kemi qenë bashkëpunëtorë të ngushtë në zgjidhjen e problemeve politike të shqiptarëve në Kosovën.
Shkrimi i plotë:
Katër vite më parë u nda nga jeta në Janarin e lavdishëm miku im i madh, Jonuz Musliu, i cili iu bashkangjit udhës së bashkëluftëtarëve në kryengritjen për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Kosovën Lindore e Maqedoni. Krejt jetën e tij ai ia kushtoi atdheut. Ne kemi qenë bashkëpunëtorë të ngushtë në zgjidhjen e problemeve politike të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të drejtave në Republikën e Kosovës.
Jonuzi na e la në testament zgjidhjen e këtyre problemeve. Nuk ka të drejtë askush që ta mohojë këtë të drejtë. Lavdi e përjetshme!