Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka vlerësuar lartë angazhimin e madh të shtabit të emergjencave në Gjilan për përballje me pandeminë, duke zbatuar masat në mënyrë strikte për mospërhapjen e infeksionit.
“Po punojmë shumë në pastërtinë publike, largimin e deponive ilegale, larjen e rrugëve dhe mirëmbajtjen e higjienës publike. Ndërkohë, planet investive po vazhdojnë në punët publike siҫ është projekti i rehabilitimit të rrugës, në Pogragjë”, ka thënë Haziri.
Sipas tij, po ashtu, një ekip i veçantë po punon për masat lehtësuese nëse bie numri i infeksionit.
“Të sillemi me disiplinë në këto dhjetë ditët e ardhshme. Duke mos dal nga shtëpia, ti e ruan vetën, familjen, lagjen dhe qytetin tënd”, ka thënë Kryetari Haziri.