Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për mungesën e ujit dhe reduktimet në këtë komunë.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se me kohë kanë marrë të gjitha veprimet ligjore, duke punuar në grupe punuese.
Ai tutje ka shtuar se ka lagje në Gjilan, në të cilat reduktimet e ujit shkojnë deri në 14 orë.
“Me kohë kemi marrë veprimet ligjore, nga gushti kemi bërë grupin punues për çështjen e mungesës së ujit. Ka lagje të cilat shkojnë deri në 14 orë pa ujë. Po shkojmë në resurset e fundit të ujit. Po shpresojnë në shira, ne kemi miratuar edhe planin kontingjent për thatësira”, ka thënë ai.
Haziri ka thënë se në parime ditore në pesë javët e fundit nuk është marrë me problemet e ujit, duke shtuar se për përkujdesje dhe angazhim nuk ka munguar asgjë.
Ai ka thënë se kanë kontaktuar donatorët e mëdhenj si Banka Botërore.
“Mund të ketë zëra që menaxhimi nga komuna duhet të jetë më agresiv, por për përkujdesje s’ka mbet asgjë. Thatësia është diçka që na ka goditur kohëve të fundit. Nuk është vetëm Anamorava e prekur, por krejt Kosova. Po hymë në një cikël të reduktimeve të ujit”, ka thënë ai.