Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se politika ka pasur ndikim në gjendjen pandemike në vend.
Ai thotë se moskomunikimi i mirë mes akterëve politikë në Kosovë ka bërë që të ketë edhe keqmenaxhim të gjendjes pandemike.
Ka pasë ndikim detyrimisht. Në radhë të parë përvoja e moskomunikimit institucional mes kryeminsitrit dhe presidentit në pandemi dhe masat ndaj pandemisë, ishte burim jashtëzakonisht i vështirë me menaxhu terrenin. Dolën qëndrime kundërshtuese dhe e bën pandemik edhe politikën. Veprimin politik që Kurti e mori ishte largimi i të drejtës së tij si kryeministër në delegim te ministri Vitija, për shkak të rastit me Gjykatën Kushtetuese”.
“Kjo ka qenë përvoja e keqe e të kaluarës dhe planifikimi i hapjes së masave me pako u përshpejtu me rrëzimin e Qeverisë. Qeveria e pa këtë dhe filloi me planifiku më shumë hapje me u liru prej përgjegjësisë së masave”, tha ai në Deskun e Kohës.