Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune komandantin e KFOR’it turk në Kosovë, kolonel Savas Yanar.
Kreu i Gjilanit e ka falënderuar KFOR’in turk për mbështetjen e madhe në ruajtjen e sigurisë së kësaj komune.
Haziri, po ashtu, e ka falënderuar shtetin e Turqisë për përkrahjen e Gjilanit në shumë fusha, të cilët kanë ndikuar drejtëpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.
Haziri e koloneli Yanar kanë shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit.