Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it turk, Mustafa Gokce.
Me këtë rast, kryetari Haziri e ka falënderuar KFOR’in turk për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në të mirë të sigurisë së qytetarëve.
Haziri e Gokce janë dakorduar që bashkëpunimi mes Komunës dhe KFOR’it turk, i nisur shumë më herët, të vazhdojë edhe në të ardhmen.