By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Haziri: Programet e reja në infrastrukturë, zgjidhje e problemeve për 50 vitet e ardhshme
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Haziri: Programet e reja në infrastrukturë, zgjidhje e problemeve për 50 vitet e ardhshme

Përditësimi i fundit: May 23, 2020 12:53 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënvizuar shumë projektet infrastrukturore që kanë filluar dhe që do të fillojnë, duke thënë se këto programe që Gjilanit do t’i japin pamje të re në infrastrukturë dhe zgjidhjen e problemeve në 50 vitet e ardhshme.

- Advertisement -

“Është e buxhetuar autostrada, ani pse do të ketë ngecje dhe vonesa. Pastraj ndërtimi i rrugës Gjilan-Prishtinë në 7 kilometërshin e parë, konkretisht hapja e korridorit nga tuneli në zonën urbane të Gjilanit deri tek lagja Gllama në Bresalc. Është investim i Bankës Evropiane për Zhvillim, e cila në këtë dhe korridorin tjetër nga Livoç- Kllokot”, ka thënë Haziri.

Ai pohoi se po vazhdojnë projektet e ndërrimit të gypave nëntokësor dhe orëmatësve për ujë duke u përcjellë me investimet në Moravën e Binçës dhe ky do të jetë investimi i parë pas 20 vjetëve që shkon në këtë shtrat të lumit.

“Vazhdojmë me ndërtimin e rrugës së Kumanovës, hapjen dhe zgjerimin e Gjilanit nga Drini Market në drejtim të Bunarit të Përlepnicës. Gjithashtu, program Floë, me Bankën Botërore që parasheh furnizimin dhe normalizimin me ujë të pijshëm në Komunën e Gjilanit me Pendën e Përlepnicës, me burimet e reja dhe studimi në Llapushnicë të Gjilanit, te Shushtë në Viti dhe në Kremenatë të Kamenicës”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit e ka përmendur edhe projektin e madh, impiantin e ujërave të zeza, përmes Bankës Europiane për Zhvillim, Bankës Investive të Europiane dhe me investitorët e huaj.

“Një projekt tjetër është sheshi në qendër të Gjilanit, ku parasheh investime të mëdha në infrastrukturën nëntokësore për trajtimin e ujërave atmosferike, ndërrimin e gypave të ujit të pijes për shkak të humbjeve, investimin nëntokësor për kabllo duke përfshir edhte kabllot optike për internet”, tha ai.

“Ulja e trotuareve dhe zgjerimi i rrugëve janë në kuadër të lehtësimit të qarkullimit dhe njëkohësisht edhe integrimi i pjesës së gjelbër e parkut të Gjilanit me infrastrukturën ecje-trotuar dhe shtegun e biciklistëve, shtegun për persona me aftësi të kufizuara, në veçanti të verbërit, sinalizime dhe kënde të tjera që përfshin një rreth total prej 4. 5 hektarësh në qendër të Gjilanit, përfshirë këtu edhe rrënimin e objektit të vjetër të ish-ekzekutivit dhe ky investim do të filloj javën e ardhshme”, ka shtuar Haziri.

Ai njoftoi se në këtë fazë do të mbillen 100 drunj shtesë, me këresën e komunitetit dhe kjo në bazë të planifikimit të projektit dhe parashikimit të investimeve.

“FSK me aleatët do t’i mbrojë kufijtë”, Maqedonci: 70 për qind e ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës
Aksion i madh policor në Gjilan, 10 të arrestuar për bixhoz
Saranda Bogujevci: Kurr asnjëherë në jetën time nuk kam qenë e sulmuar në këtë mënyrë dhe kaq ulët
Parashikimi i motit për sot
Ish-kandidati i VV-së për deputet, propozohet nga Qeveria për anëtar të bordit të AKP-së
Artikulli i mëparshëm Nesër s’do të ketë orë shtesë policore, mbesin në fuqi masat aktuale
Artikulli tjetër A do të ketë kontrolle më të rrepta për Fitër Bajram? – flasin nga Policia e Kosovës

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.