Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ishte i pranishëm në seancën solemne, ku Kuvendi Komunal shpalli Qemajl Minxhozin ‘Qytetar Nderi’.
Haziri ka thënë se Minxhozi mbetet një mik i madh i tij, me të cilin bashkëpunimi ka qenë gjithmonë i shkëlqyer.
Shkrimi i plotë:
Kuvendi i Gjilanit, me promovimin e shumicës politike, LDK-së, i ndau sot çmimin “Qytetar Nderi” ish-ambasadorit dhe mikut të madh të Gjilanit, z.Qemal Minxhozi.
Pata nderin që të jem pjesë e kësaj seance solemne, me prani edhe të ambasadorit Petrit Malaj, rektorit i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, kryetarit të Bashkësisë Islame në Gjilan, z. Naim Aliu e përfaqësues të policisë.
Ky titull është një mirënjohje e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të z. Minxhozi në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për përkushtimin e tij të palodhur në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar.
Z. Minxhozi mbetet një mik i madh i imi, me të cilin bashkëpunimi ka qenë gjithmonë i shkëlqyer.
Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe për vizionin që keni për një të ardhme më të mirë për të gjithë rajonin tonë. Gjilanasit do të jenë mirënjohës përgjithmonë!
Gjilani e ka kujdesin e Tiranës dhe ky është lajmi më i mirë që mund ta kemi!