Kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërcënuar sot me vëllavrasje në vend, në rast se krijohet qeveri e re, pa shkuar në zgjedhje.
Haziri përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Agim Bahtirit, i cili sot ka kërcënuar me vëllavrasje.
Postim i plotë:
Shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet, e le më të ndodhë ogurzeza.
Do të mbesin të dëshpëruar nga durimi e pjekuria politike e shqiptarëve të Kosovës. Koha për fjalë të urta e solidaritet qytetar! Politika nuk guxon ta helmojë qytetarin me thirrje të tilla.
Për Republikën e qytetarëve!