Në komunën e Gjilanit në dy ditët e fundit janë rritur rastet me Covid-19, pas 10 rasteve të reja kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se pas rritjeve të rasteve në gjithë Kosovën, ka apeluar qytetarët që të mos e neglizhojn këtë virus shkruan Radio Star.
Haziri tregon se në qytetin e Gjilanit, 73 raste tani më janë aktive me Covid-19 dhe 15 të hospitalizuar.
Shkrimi i plotë:
Pas 10 rasteve të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan dhe rritjes në nivel të Kosovës, apeli im nga zemra është që të mos e neglizhoni këtë virus, por t’i përmbaheni rregullave, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes. Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1078 të infektuar në total, 958 të shëruar, 47 të vdekur, 73 raste aktive, 15 të hospitalizuar dhe 90 mostra në pritje. Kujdesu e mos u bën për kujdes intensiv!