Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, mbrëmë ka preznatuar projektin e ri për Bulevardin e qytetit i cili do të ketë koston rreth 20 milionë euro shkruan Radio Star.
Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një shkrimi në ‘Facebook’, duke thënë se tendeca për ta ndryshuar rregullim e Bulevardit, është skandal i radhës për ta dështuar projektin.
Shkrimi i plotë:
Tendenca për ta ndryshuar rregullimin e Bulevardit “Ibrahim Rugova”, është skandal i radhës për ta dështuar projektin
Pas dështimeve frapante e stagnimeve në autostradë, në impiantin e ujërave të zeza në Uglar, te rrugët regjionale për Kllokot/Ferizaj/Prishtinë/Bujanoc, stadiumin e qytetit, sheshin mbi lumin Mirusha në pjesët veriore dhe jugore, pastrimin, rregullimin dhe rikthimin e pendës së Livoçit në qendër rekreative e edukative, rregullimi i trotuareve në Dardania 2 dhe Deremahallë, administratori i Komunës paska prezantuar një ‘projekt’ për bulevardin e qytetit.
Kjo tendencë për ta ndryshuar rregullimin e Bulevardit “Ibrahim Rugova”, është skandal i radhës për ta dështuar projektin. Kjo është edhe një përpjekje e radhës për ta bërë sa më monumental mashtrimin.
Nuk pritet asgjë më shumë nga qeverisja e lloçit, mykut, stagnimit, skandaleve dhe mizevirave. Krejt çka dinë këta është me ble ndonjë kamion në formë pazarishte, pa procedura të prokurimit, duke e zhvendosur Komunën dhe rolin e saj në marionetë skandaloze.
Po dëshmohet për tri vite e do të dëshmohet edhe për këta muaj sa u kanë mbetur se mashtrimin e kanë logjikë të administrimit.
Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!