Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se gjatë javës partia ka zhvilluar takime intensive për të analizuar rezultatin zgjedhor, duke theksuar se gjilanasit i kanë besuar LDK-së rolin opozitar.
Haziri vlerësoi angazhimin e strukturave dhe tha se kandidati Arbër Ismajli ka ofruar programin më serioz për zhvillimin e qytetit.
Ai shtoi se LDK do të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në Kuvend, ndërsa zgjedhjet e 28 dhjetorit i cilësoi si tregues të dështimeve politike në vend.
Status i plotë:
Gjatë javës zhvilluam takime intensive me të gjitha strukturat e Degës së LDK, përfshirë kryesinë e këshillin e kryetarëve të nëndegëve, për vlerësimet e para të rezultatit zgjedhor.
Gjilanasit, në këtë mandat ia besuan rolin opozitar LDK-së. Jemi falënderues për angazhimin dhe besimin e të gjithëve.
Kandidati ynë, Arbër Ismajli, ka qenë dhe mbetet me programin më serioz dhe premtues për zhvillim e Gjilanit. Një mandat i humbur nuk premton që renovini i mandatit të siguroj asgjë pos dështimit.
Roli ynë në Kuvend mbetet konstruktiv dhe në interes të qytetarëve.
Ndërkaq, zgjedhjet e jashtezakonshme të 28 dhjetorit, janë treguesi më i mirë për mendësinë dhe dështimet polike në Kosove.
LDK e do Gjilanin e Kosoven dhe ia falim angazhimin, si besë dhe shpresë për këtë vend.
Dashni për të gjithë e mirë se vini mërgimtarë në shtëpinë tuaj, në atdheun tuaj, që po e mbani shpirtin e idealit për këtë vend!










