Vendpunishtën ku po ndërtohet rrethrrotullimi në hyrje të Gjilanit, e vizitoi sot Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Me bashkëpunëtorët kemi vendosur që ta bëjmë këtë rrethrrotullim i cili besojmë shumë që do të ndikojë në parandalim të aksidenteve dhe qarkullim më të lehtë të veturave. Së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e mbikalimit në vendin e quajtur “Te tuneli” për të krijuar siguri më të madhe për këmbësorët.
Përndryshe, realizimi i këtyre dy projekteve të rëndësishme kap vlerën e afro 140 mijë euro.