Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, ka thënë se në këtë komunë, sonte nuk kemi asnjë rast të gjithë janë të shëruar dhe me këtë, përmbyllet burimi i infeksionit në Gjilan.
#Dita57. Lajme të mira për Gjilanin. Nuk e kemi asnjë rast pozitiv me #Covid19 dhe nga 51 rastet, i kemi dy vdekje dhe të tjerët janë shëruar plotësisht, përpos dy rasteve që janë në vetizolim. Jam shumë i lumtur që lakoren e infeksionit e kemi ul në pikën zero.
Për ta bërë rezultatin e plotë, na duhet edhe pak angazhim, e edhe pak durim e respektim të masave preventive kundër përhapjes së #Covid19, por duke e respektuar në plotni orarin e daljes në publik. Po punojmë, po ashtu, edhe për hapjen graduale të ekonomisë dhe operimit të bizneseve.
Pandemia na ka përcjellë, fatkeqësisht me kronikën e zezë që kulmoi me lajmin tronditës të humbjes së Agonit tonë, studentit të shkëlqyeshëm dhe familjarit të jashtëzakonshëm. E humbën në komunikacion edhe Debatik Huruglicën, ndërsa i urojmë shërim të shpejtë Hamdi Malokut.
Këtyre familjeve kemi me iu qëndru afër, me krejta mundësitë tona. Dhimbjen dhe suksesin e ndajmë bashkë!