Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka gjetur kohë që në fund të konferencës të flet edhe për ndeshjen e zjarrtë që pritet të zhvillohet sonte në Stadiumin “Fadil Vokrri” – shkruan Radio Star.
I pari i komunës ka theksuar me humor se stadiumi ” Fadil Vokrri ” do të “kallet” sonte dhe se nuk do të ketë nevojë për zjarrfiksat.
Pra, Kosova synon që në ndeshjen e parë t’i fitoj tri pikët për Kampionatin Evropian 2020.
Ndeshja, Kosove-Bullgari, fillon në ora 20:45./Radio Star/