Kandidati për deputet nga LDK me numër 4, Lutfi Haziri, ka vlerësuar rëndësinë e investimeve në shëndetësi, duke veçuar suksesin e “Swiss Hospital” si një prej spitaleve më të avancuara në Kosovë.
Haziri ka potencuar se shëndetësia do të jetë prioritet i qeverisjes së LDK-së, me në krye Lumir Abdixhikun, duke premtuar mbështetje dhe lehtësira për institucionet private shëndetësore pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Statusi i plotë:
“Swiss Hospital” shumë shpejt u bë njëri nga spitalet më të avancuara në Kosovë.
Ndihemi krenarë me njërin nga investitorët më të mëdhenj që erdhi diaspora, përkatësisht Zvicra, pronarin e kompanisë Kastro, Bari Kastrati.
Është njëri prej spitaleve me më së shumti shërbime shëndetësore në regjionin e Gjilanit, ku pëtfshihet edhe Kumanova, Presheva e Bujanoci. Shërbimi, mjekët, specialistët, specializantët dhe përkujdesja, kanë bërë që “Swiss Hospital” të bëhet krenaria e Gjilanit.
Shëndetësia është prioritet i parë i qeverisjes së LDK-së, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje. Më 9 shkurt do ta bëjmë ndryshimin e madh, për mbështetje e lehtësira edhe për institicionet private shëndetësore!