Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se sot është takuar me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin.
Veliu thotë se aty u diskutua për projekte dhe bashkëpunimin në mes të MPB-së dhe nivelit komunal të Gjilanit.
Veliu takon Hazirin, diskutojnë për mundësi bashkëpunimi në mes të MPB-së dhe Komunës së Gjilanit
Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me situatën aktuale pandemike që ka shkaktuar koronavirusi dhe bashkëpunimin në mes të MPB’së dhe Qendrës Operative Emergjente në Gjilan.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Veliut:
Pata kënaqësinë të pres në takim mikun tim, Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Diskutuam për projektet e përbashkëta që bashkërendojnë punën dhe veprimtarinë ndërmjet MPB-së dhe nivelit komunal, me theks të veçantë situatën aktuale të pandemisë Covid-19 dhe bashkëpunimin me Qendrën Operative Emergjente në Gjilan.