Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një shkrimi në facebook, ka dhënë detaje rreth gjendjes me Covid-19 në Komunën e Gjilanit.
Haziri ka apeluar gjithë qytetarët për kujdes dhe ka thënë se arma e vetme është e lehtë: maska dhe distanca!
Shkrimi i plotë:
#Dita277. Pasqyra e përgjithshme e përballjes së Gjilanit me #COVID19 është kjo: nga 7268 testime, 2875 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2556 janë shëruar, 85 e kanë humbur betejën me virusin, 234 raste aktive, 56 pacientë të konfirmuar me virusin janë në hospitalizim dhe 80 mostra në pritje.
Pra, kemi një rënie të të infektuarve dhe rritje të numrit të të shëruarve, por ende në gjendje emergjente në shkallë rrezikshmërie është komuna jonë e dashur.
Bashkë ia dalim. Të angazhohemi për luftë të pa kompromis ndaj armikut të panjohur COVID19. Arma e vetme është e lehtë: maska dhe distanca!