Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë një paraqitje për media sot bashkë me ekipin emergjent, ka thënë se në këtë komunë gjendja me koronavirus po shkon drejt normalizimit me menaxhimin e mirë të të gjitha rasteve.
Ai ka thënë se institucionet po i trajtojnë rastet që janë në izolim si mbrojtje nga përhapja e virusit.
Haziri si shqetësim ka paraqitur mos respektimin e disancimit social sa duhet dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse nga ana e qyetarëve.
Kryetari Haziri ka thënë se të gjitha bizneseve në këtë komunë, që iu lejohet operimi, të mos lejojnë hyrjen e qytetarëve në to pa maskë dhe dorëza. Sipas tij të gjithë që marrin e japin shërbime duhet të kenë pajisjet mbrojtëse në të kundërtën do të ndëshkohen.
“Të bahet distanca sociale para bankave, marketeve e organizatave tjera buxhetore ekonomike, që shërbejnë, mos të mirret e as mos të jepet asnjë sherbim nese qytetari nuk ka mjete mbrojtëse, maska e doreza, në të kundërtën do të detyrohemi që me Inspeksionin Komunal dhe Policinë të mbyllim atë institucion apo operator, të mos përhapet virusi në takime sociale dhe nuk ka aktivitete askund, as nëpër terene sportive, duhet të iu përmbahemi të gjitha masave”, tha Haziri në mes tjerash.
Haziri ka apeluar te qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e IKSHP-së, dhe ka kërkuar qëndrim në shtëpi./Radiostar/PlusTv/