Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se Presidenti Thaçi ka nuhatje politike, ndaj kërkoi korrigjim të kufijve.
‘Rikthimi i z.Thaçit në idenë e korrigjimit ka të bëjë më lëvizjet politike në Washington’.
Thaçi ka një nuhatje politike që i përcjell trendet politike, Administrata e re në Washington e ka ndryshu adiskursin e tyre karshi Ballkanit Përendimor’ ka thënë Haziri.
Ndërkohë Haziri theksoi se është i vet, kur nga gazetari u pyet se a janë bashkë me Thaçin në këtë ide.
Tutje, Haziri thotë se nuk ka lidhje me ndonjë parti tjetër, sepse në të kundërtën nuk do të qëndronte në Lidhjen Demokratike.
“Përvec Zotit, familjes dhe LDK’së, unë nuk kam afërsi tjera. Me dashtë me u largu prej LDK’së isha largu pas burgut. Me 1 qershor të ’99-tës unë kam vendos me iu kthy LDK’së”, ka thënë Haziri në Pressing.