Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se mendimi i tij është se Kosova është e vonuar me heqjen e taksës.
Haziri, në RTV Dukagjini , ka thënë se Kosova nuk guxon t’i rrezikojë marrëdhëniet me Amerikën.
Nënkryetari i LDK-së ka thënë se ky subjekt politik është befasuar me vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës dhe sipas tij të befasuar kanë mbetur edhe ndërkombëtarët.
“Nuk hyhet me inate politike në vendime të rëndësishme në shtet dhe pa opsione dalëse”
Haziri thotë se është e vërtet që taksa ka qenë një vendim popullor që ka marrë Qeveria në raport me Serbinë, por sipas tij edhe largimi është opsion që po mbështetet.
“Para dy ditësh sondazhet e reja tregojnë se 58% e popullatës përkrahin suspendimin e tarifës. Ky deponim i qytetarëve ka ndodhur vetëm për dy javë, sepse askush nuk donë të rrezikojë partneritetin tonë me SHBA-në shkaku i kësaj tarife”.
Kryetari i Gjilanit ka thënë se nëse Kosova vendos kushte që janë të paarsyeshme politikisht, topi kalon në anën tjetër.