Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një statusi në facebook, ka thënë se situata vazhdon të jetë alarmante edhe përkundër që në javën e fundit ka ulje të rasteve me Covid-19.
Shkrimi i plotë:
#Dita265. Përkundër që javën e fundit kemi ulje të rasteve dhe më shumë të shëruar, situata në Gjilan vazhdon të jetë alarmante. Ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit.
Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjtë dhe familjarët.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6573 të testuar, 2562 kanë rezultuar pozitivë, 2115 janë shëruar, 73 qytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19, 374 raste aktive, 65 në hospitalizim dhe 143 mostra në pritje.