Kryetari Haziri përmes një statusi në facebook, ka treguar se 72 mostra janë testuar nga këto mostra 3 kanë rezultuar pozitiv shkruan Radio Star.
Në qytetin e Gjilanit, sot pas testimit dy persona kanë rezultuar negativ dhe janë shëruar plotësisht nga Covid-19.
Postimi i plotë:
#Dita102. Nga 72 mostra të kontakteve të testuara në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, 3 raste rezultuan pozitive me #Covid19 në Gjilan, dy persona janë shëruar plotësisht dhe disa ritestime do të jenë për negativizim. Nga 146 raste në total, 3 kanë ndërruar jetë, janë shëruar 80 persona, derisa raste aktive janë 65.
Komiteti Emergjent për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan është duke e menaxhuar situatën me të gjitha kapacitetet, por apelojmë që t’i përshtateni masave mbrojtëse dhe të kujdeseni për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën!