Krytari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka mbajtur konferencë për media, ku tregoi masat që ka marrë komuna e Gjilanit për parandalimin e përhapjes së Covid-19 shkruan Radio Star.
Haziri tha se hartuar pakon e re për parandalim përhapjes së Covid-19 me vet faktin që ka një përhapje të lehtë të infeksioneve në komunën tonë.
Haziri tha se në komunën e Gjilanit kemi 25 raste aktiv në 12 burime të infeksionit në 12 shtëpijë, jane 25 qytetarë që kanë simptoma të lehta ose edhe pa simptoma.
Nga numri i përgjithshëm i tyre është 98,
prej tyre 71 janë të shëruar plotësishtë dhe 2 i kemi të vdekur, 25 raste janë aktive dhe janë nën kontroll 24 orë 7 ditë nga Qendra emergjente.
Sot kemi 76 teste që përfshihen edhe testimet e ditës se djeshme dhe presim rezultatet nga IKSHPK.
Pritjet tona janë që 13 raste të negativizohen përshkak kohës që kanë kaluar, kjo do të thotë që duhet të shtojmë kujdes dhe të kemi distancë sociale dhe të mbajmë masat mbrojtëse që janë obligative./RadioStar/