Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka folur edhe njëherë rreth ofertës që i ka bërë PDK-ja për hyrjen në qeverinë e Kosovës. Haziri ka thënë se oferta e PDK-së ishte zyrtare, por sipas tij nuk është folur për poste konkrete.
“Natyrisht. Nuk ka qenë ofertë e kuluareve dhe as e vendeve jozyrtare. Ka qenë ofertë zyrtare por LDK-ja s’është e atyre ofertave. Marrëveshja më e gjerë politike që nënkupton që partitë në Kuvend duhet të jenë pjesë e tavolinës që do të fliste për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.
Haziri ka thënë se PDK ka synime vetëm për t’i arritur qëllimet e veta.
“Për me i mbërri qëllimet e veta PDK-ja ka treguar se nuk zgjedh mjete dhe pozicione. PDK-së ia ka punuar pas shpine për 48 orë. Ne i kemi bërë të qarta pozicionet e tona. LDK është unike”.
Haziri është pyetur edhe se a iu ka ofruar PDK-ja postin e kryeministrit?
“Nuk është folur për çështje pozitash. Është folur për ndryshim të formulës qeverisëse”, ka thënë Haziri