Lorent Rrustemi, është i riu gjilanas i cili humbi jetën në një aksident trafiku i cili ndodhi në fshatin Dobërçan shkruan Radio Star.
Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Rrustemi dhe mikut të tij Nazim Rrustemi, me rastin e ndarjes nga jeta të Lorent Rrustemit.
Telegram ngushëllimi:
U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të të riut nga Përlepnica e Gjilanit, Lorent Rrustemi. Duke qenë se këto ndarje janë të trishta, në këtë moment të rëndë bashkëndjejmë dhimbjen me familjen.
I dashur Nazim, miku im, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e djalit. Ngushëllime edhe familjes, shokëve e miqve. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!