Në ditën e 8 Marsit, nënkryetari i LDK-së dhe njëherësh kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për gratë, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri.
Përmes një mesazhi, ai ka falënderuar nënat, bashkëshortet, vajzat dhe të gjitha gratë për sakrificën, dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përditshëm, duke theksuar se ato janë burimi i jetës dhe forcës për të gjithë.
Statusi i plotë:
Nanave tona, bashkëshorteve, vajzave dhe gjithe grave në këtë ditë të shënuar duhet t’u themi vetëm faleminderit që jeni, që na falët jetën e na falni çdo ditë dashninë e botës. Ju duam shumë!