Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Nënkryetari i LDK-së, dega në Gjilan, Lutfi Haziri, së bashku me kolegët e tij, ka vizituar Bashkësinë Islame në Gjilan, për t’ju përcjellë urimet më të mira imamëve dhe besimtarëve.
Haziri ka theksuar rëndësinë e sakrificës dhe përkushtimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e cilësuar agjërimin si një akt që forcon dashurinë dhe vlerësimin për të tjerët. Në mesazhin e tij, ai ka uruar shëndet dhe mbarësi për të gjithë besimtarët dhe familjet e tyre.
Statusi i plotë:
Së bashku me kolegët, pata nderin të vizitoj Kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Ef. Aliu, Kryesinë e BIK-ut, dhe të gjithë imamëve e besimtarëve t’ju përcjellë urimet më të mira në këtë ditë të bekuar, e cila vjen pas muajit të agjërimit, lutjeve dhe leximit të Kur’anit të Shenjtë.
Sakrifica përmes urisë është obligimi ynë që të vlerësojmë dhe të duam më shumë.
Zoti ju ruajtë ju dhe familjet tuaja!