Lutfi Haziri, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 4, po vazhdon takimet me bizneset në Gjilan, duke u zotuar për krijimin e kushteve më të mira për operimin e tyre.
Gjatë vizitës së tij në kompanin gjilanase e cila është një histori suksesi në sektorin e ndërtimit dhe një shembull i fuqishëm i gjenerimit të vendeve të punës, Haziri theksoi rëndësinë e përkrahjes shtetërore për sipërmarrësit.
Ai, së bashku me kandidatët e tjerë për deputetë nga Gjilani dhe liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, të cilin e cilësoi si kryeministrin e ardhshëm, u angazhua për krijimin e lehtësirave që do t’i mundësojnë sektorit privat të operojë me sukses.
“Ju faleminderit shumë për pritjen. Ndryshimi i madh me LDK-në po vjen më 9 shkurt. Për projektet zhvillimore të Gjilanit dhe Anamoravës!” – u shpreh Haziri.