Kryetari i Gilanit Lutfi Haziri ka thënë se vendimi i qeverisë nuk ka frymë kushtetuese.
Haziri në RTV Dukagjini ka thënë se Komuna e Gjilanit një numër të madh të masave që sot ka marrë qeveria i ka në zbatim.
Megjithatë Haziri thotë se vendimi i sotshëm i Qeverisë është përtej autorizimeve dhe te ai mungon fryma kushtetuese.
“Kuvendi i Kosovës është ai që shpall gjendje që vlen për tërë territorin e Kosovës”.
Haziri thotë se qytetet dallojnë për nga shkalla e emergjencës dhe nuk mund të trajtohen njëjtë të gjitha.
“Ligji zbatohet vetëm në lagje, fshatra apo pjesë urbane ku potencialisht infeksioni mund të rritet. Vendimet për tërë territorin e Kosovës mund të merr vetëm Kuvendi i Kosovës dhe përfaqësuesit e popullit”.
Haziri thotë se qeveria po përdorë mekanizma të gjendjes së jashtëzakonshme por me emër tjetër.