Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një statusi në ‘facebook’, ka komentuar situatën në Veri të vendit.
Haziri ka thënë se Veriu i Kosovës nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit, vendimi nuk ishtë as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit.
Shkrimi i plotë:
Veriu i Kosovës nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit. Vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit. Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë!
Barrikadat, si mjete presioni, të papranueshme. #Dialogu zgjidh probleme!