I pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një statusi në facebook, ka thënë se situata në ditët e fundit është alarmante shkruan Radio Star.
Haziri ka treguar pasyrën e përgjithshme në Gjilba që nga fillimi i pandemisë.
Shkrimi i plotë:
Virusi #COVID19 edhe pas një viti është në mesin tonë. Situata në ditët e fundit është alarmante. Ju lutem, kujdes me maska, distancë e higjienë personale, në emër të 116 bashkëqytetarëve që e kanë humbur jetën.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 16256 mostra, 4486 kanë rezultuar pozitivë, 3894 janë shëruar, 116 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 476 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 94 persona dhe 485 mostra në pritje për rezultat.