Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në ndërrimin e motmoteve mbrëm ka vizituar të gjitha institucionet e kujdestarisë, që përkujdesen për rendin, shëndetin dhe sigurinë publike të qytetarëve.
Haziri fillimisht ka vizituar Policinë e Kosovës, e më pas Shërbimin e Zjarrëfikjes, Spitalin e Përgjithshëm dhe Ndihmën e Shpejt në kuadër të shëndetësisë primare, ku nga afër ka përcjellë gjendjen, e cila deri në këtë kohë ishte plotësisht e qetë me raste të vogla të shënuara
Shkrimi i i plotë:
Në ndërrimin e motmoteve, vizitova institucionet e kujdestarisë që kujdesen për jetët tona 24 orë, policinë, Spitalin e Përgjithshëm, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e zjarrfikësit. Uroj shëndet e shumë dashni në 2021!