Kryetari Haziri sot ka vizituar repartin infektivë në Gjilan,Haziri ishte i shoqëruar nga komandanti i stacionit policor në Gjilan, Alban Ramushi.
Haziri thotë se gjendja është e rënduar, por falë mjekëve e infernierëve po përvallohet.
Postimi i plotë:
#Dita147. Pasdite, vizitova Repartin Infektiv të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. Gjendja është e rënduar, por fal mjekëve e infermiereve dhe inferemierëve, po përballohet. Krenar dhe repekt për angazhimin e pashoq për mantelbardhët!
Aktualisht janë të hospitalizuar 58 pacientë, prej të cilëve 37 të konfirmuar me COVID-19 dhe 21 janë në pritje të testimit. Në CPAP janë tre pacientë, 1 është i intubuar dhe me oksigjenoterapi janë 32 pacientë. Komuna dhe Anamorava është e varur nga efikasiteti i këtij Spitali. Kërkoj nga Qeveria që të ofrojë mbështetje më të madhe nga me mjete pune.
Në vizitë, më shoqëroi dr. Ajhane Sefiu – drejtoreshë e QRSHP, Alban Ramushi – komandant i Stacionit Policor, dr. Ukshin Ismaili, drejtor klinik në SPGJ dhe anëtar i komitetit të emergjenncave kundër përhapjes së pandemisë dhe mjekët kujdestar.