Një nga çështjet më të komentuara të momentit është zgjedhja e Presidentit të Kosovës. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se beson që kandidatja për presidente, Vjosa Osmani është figurë përbashkuese, jo për shkak të përvojës që ishte për një kohë në kuadër të Presidencës së Kosovës, por për shkak të natyrës politike që përfaqëson dhe njëra prej përkushtimeve të veçanta që i ka pasur në luftën kundër kapjes së shtetit.
“Janë disa organe kushtetuese që Presidenti i Republikës duhet t’i garantojë, jo vetëm që votohen në Kuvend, por ka edhe që shkojnë përmes dekretimeve, sponsoron Qeveria e të tjera e janë në duar të presidencës me vendos të gjitha këto duhet të garantojnë funksionim e barazi të të gjithave. E jo të vazhdohet të bëhet sponzorime për njerëz puro-partiak, kur mund të kemi unitet e përfaqësim më mirë. Jemi në një periudhë kur jemi pjek më mirë politikisht e duhet të distancohemi në emërime të tilla, ku mund të emërohet më i miri nga më të mirët.Keni parë çfarë reagime të ashpra ka pasur në atë që është në detyrë të gjykatës si shefe e KQZ-së, por partitë politike e godasin sepse e gjejnë më butë për të goditur, në këto raste mendoj se presidenti duhet të na garantojë të gjithëve e të na sjell siguri.E besoj se vetëm në këtë mënyrë organet nuk mund të jenë të kapura nga Qeveria më pas. Nëse nuk pajtohen rreth emrit, atëherë s’ka dekretim sepse Presidentja e ka në dorë sepse s ‘mundet ajo vetëm me gjetë emrin pa e pas emrin”, tha Lutfi Haziri në ATV.
Lutfi Haziri deklaroi tutje se Vjosa Osmani nuk ka nevojë shumë me e bind LDK-në për ta votuar, pasi LDK e njeh mirë profilin e saj politik.
“Nuk ka nevojë shumë me e bind LDK-në, pasi LDK e njeh profilin politik pasi e ka pas nga radhët e veta. Mendoj se më shumë duhet ofrim i sigurisë sepse largimi nga LDK-ja dhe ofrimi me VV-në s’është një lloj akti që i ka prishur të gjitha raportet politike që kemi pasur.Përkundrazi pakënaqësinë që e ka shpreh dhe mënyrën si është ndërtu sërish politikisht është e drejtë e secilit për interesa të veta.Ata duhet të kuptojnë se LDK përfundimisht s’është as me PDK as me AAK, përkundër që jemi nëopozitë. Madje s’jemi as me partitë në pozitë, si Guxo apo përfaqësues të tjerë, ne kemi interes me u koordinu me opozitë për veprimet e ardhshme politike, por ata nuk duhet me llogarit dhe ne s’llogarisim në rolin e atyre si parti politike. I njohim shumë mirë, e dimë fuqinë e tyre dhe s’duhet në emër tonin të bëhet asnjë lloj llogarie. Ne do të jemi të veçantë me këtë fuqi që kemi në opozitë, do të jemi gardian të shtetit, siç po kërkojmë edhe në këtë rast. Ne i kemi thënë kryeministrit s’kemi punë me ty, por për çështjen e presidentit flasim me emrin e përveçëm dhe s’kemi nevojë me pas tjerë njerëz brenda. Ne dëshirojmë me ndërtu raporte pune në frymën kushtetuese , kurrfarë kërkese tjetër s’ka. Edhe opozita le të gjejnë rrugën e tyre, pra ne jemi as as , me asnjërën palë thjesht do të ushtrojmë rolin tonë.Duke qenë konstruktiv për shtet, duke ofru mbështetje për interes të Republikës gjithmonë”, shtoi Haziri.