Sot janë bërë 22 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës.
Xhemail Mustafa ishte gazetar, politikan, publicist, shkrimtar shqiptar dhe këshilltar politik i presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se as pas 22 vjetë institucionet e drejtësisë nuk e zbardhën rastin e Xhemajl Mustafës.
Shkrimi i plotë:
Vrasja tinëzare e zëdhënësit të lirisë dhe veprimtarit të madh, Xhemajl Mustafa, ishte humbje e madhe për Kosovën.
I rëndë është fakti që as pas 22 vjetësh institucionet e drejtësisë nuk e zbardhën këtë rast.
Drejtësi për Xhemajl Mustafën. Lavdi e përjetshme!