Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Haziri tha për Klan Kosova se zgjedhja e presidentit nuk ka shpëtim veç vonim.
Aktualisht deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pauzë pasi votimi në raundin e parë dështoi dy herë.
Kjo për faktin se në kutinë e votimit duhet të jenë minimum 80 vota.
Në dy rastet paraprake ishin 78 përkatësisht 79 vota, nga 82 deputetët e pranishëm.