Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo dekadë mund të quhet një mundësi e humbur për liberalizimin e vizave dhe shumë çështje të rëndësishme për vendin.
“Destabilizimi politik ka bërë që Kosova të mos ecën përpara”, ka thënë Haziri.
Haziri ka thënë se duhet të arrihet konsensus për çështje të rëndësishme për vendin përfshirë dialogun me Serbinë dhe integrimet evropiane.
Tutje, ai në konferencën rajonale “Projektimi i procesit të shtet-ndërtimit: Projektimi për dekadën e ardhshme të Kosovës”, ka thënë se duhet pasur kujdes në dialogun politik me Serbinë.
Haziri ka thënë se Kosova po vazhdon t’i blej me para meritat e shtet-ndërtimit.
“Një datë e hershme e zgjedhjeve na ndihmon në fokusimin e temave të rëndësishme për vendin”, ka thënë ai.