Lutfi Haziri, kandidati për deputet nga LDK-ja, gjatë vizitës së tij në bizneset e Gjilanit, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së fabrikave dhe bizneseve të suksesshme për zhvillimin ekonomik të qytetit.
Ai ka vizituar EUROMODEL-in, një fabrikë për përpunimin e drurit që është një shembull i suksesshëm i eksportit në vendet e Bashkimit Evropian.
Haziri dhe kolegët e tij nga Gjilani, gjithashtu kandidatë për deputetë, janë angazhuar për mbështetje maksimale të shtetit për këto biznese, duke ofruar mundësi dhe lehtësira ligjore për zhvillim dhe punësim.
Statusi i plotë:
EUROMODEL-i, model i fabrikës për përpunimin e drurit në Kosovë, e suksesshme me eksport edhe në shtetet e BE-së. Mbështetja për zhvillimin e biznesit është mundësi e madhe për të rritur punësimet.
Atyre shteti duhet t’u krijojë mundësi, lehtësira ligjore e siguri për funksionim të suksesshëm.
Bashkë me kolegët nga Gjilani, kandidatë për deputetë, u zotuam për përkrahjen maksimale të shtetit për këtë fabtikë e për bizneset gjilanase, në kuadër të qeverisjes së LDK-së, me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje.
Nuk mund të tolerohen politikat e këqija të cilat u kanë krijuar vështirësi bizneseve gjilanase e kosovare. Ndryshimi i madh po vjen më 9 shkurt!