Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, gjatë një vizite të zhvilluar dje në Gjilan, ka folur për punën e kryetarit aktual të komunës, Alban Hyseni, duke theksuar se qytetarët po e vlerësojnë lart rezultatet e arritura gjatë mandatit të tij.
Murati u shpreh se përkundër sfidave të shumta dhe pengesave politike në Kuvendin Komunal, Hyseni ka arritur të realizojë projekte të rëndësishme dhe të nisë investime të mëdha për qytetin.
Ai madje ironizoi me kundërkandidatët e kryetarit aktual, duke thënë se mbështetja që Hyseni po merr në terren është kaq e madhe, saqë fitorja në raundin e parë është shumë e mundshme.
“Puna e bërë në këto katër vite flet vetë. Qytetarët e dinë mirë se kush ka punuar për ta dhe kush vetëm ka kritikuar. Për këtë arsye, gjasat që fitorja të arrihet që në raundin e parë janë të mëdha,” tha Murati.