Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar të dhënave të Bankës Botërore.
Murati ka thënë se ky është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në vend.
“Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite 👵👴, apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Murati.
Sipas infografikës që ka publikuar Murati, jetëgjatësia në Shqipëri është 77, në Mal të Zi 76, në Serbi 75, Bosnje e Hercegovinë 75, e në Maqedoninë e Veriut 74.