Helmimi i zyrtarve gjatë numrimit të votave është bërë lajm edhe në SHBA, “The Washington Post” ka raportuar për helmimin që ka ndodhur në Kosovë.
Në këtë medium tregohet se të helmuarit janë dërguar në spital me probleme shëndetësore, pasi kanë hapur disa pako të votimit të ardhura nga Serbia.
Po ashtu ky medium e ka cituar agjencin kosovare të lajmeve “Kosovapress” e cila thotë se 26 zyrtarë kanë pasur reaksione alergjike dhe probleme me lëkurën pas hapjes së pakove të votimit.